Gjatë ditës së djeshme është xhiruar “Post Big Brother Albania VIP” e cila do të transmetohet të martën mbrëma, e një gjë që dihet nga këto xhirime është mungesa e aktorit, Donald Veshaj dhe këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj.
Por, burime për “Kryefjala.com” kanë bërë me dije se gjatë xhirimeve kanë ndodhur edhe disa mosmarrëveshje mes ish-banorëve.
Në studio, ka ndodhur një përplasje gjatë debatit mes Fifi, Arjolës, Einxhelit, Semit dhe Arditit, e që pas kësaj situate, këngëtarja kosovare ka vendosur të largohet.
Sipas “Kryefjala.com”, pas publiciteti moderatorja, Arbana Osmani është shprehur se Fifi është larguar pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.