• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

“Çfarë m…” Lajçi mesazh kritikuesve të Kurtit, përmend edhe Ramushin

nga Bota Press
9 Dhjetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Aktori Çun Lajçi ka komentuar në mënyrë artistike zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai kësaj radhe është ndalur tek kritikat që iu bënë kryeministrit Albin Kurti pas përplasjes së tij me përfaqësuesin e lartë të Politikave të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Lajçi në profilin e tij në Facebook ka se kryeministrit Kurti këta kritikues po i turren si mizat për t`ia nxjerr sytë, pas deklaratave se nuk duhet të ketë asociacion një-etnik.

“Albini pra, Albini! Se si turreci i fërkon duert e krahët i ngre përmbrapa. I turren si mizat e verdha me ia nxjerrë sytë. Ti na prishe edhe me Evropën!

Qyshë i thojshe Borelit nuk ka me pasë komuna nji etnie!?

Çfarë m.. demokrati je ti kur ia more fytyrën Hashimit e Isës që e kanë nënshkrua asociacionin!? Pse u palojshe mbas Fusnotës? A t’vinte marre prej Editës a? A e din ti se me çfar krenarie e pat vu at yll?!

Pse s’more shembull prej Ramushit, që betohej s’e nuk e ratifikoj Çakorrin, por si u ul n’fotele e vuni nënshkrimin!”shkruan Lajçi mes tjerash.

Postimi i plotë:

Po m’duket se dua me dhanë dorëheqje nga Turreci

Dhe, çohen dardanet nga shtratiet! Nuk e shikojnë orën, diellin e shikojnë. Janë pagan këta, rracë e vjetër! Nuk i harrojnë shenjat e t’parve! Kur s’ka diell presin mu çua mjegullat e këta mu çua nga shtratiet. Çohen pra, nuk thashë zgjohen nga gjumi! Gjumin e marrin me veti për çdo siguri!

Pa i la faqet e skllibat n’sy, dalin nga shtëpitë. E fusin cigarën n’buzë e tymnajë e bajnë rrugën deri të kafet. Duen me lanë erën e vet përmbrapa. Me ditë se kah shkoi filani e n’cilën kafe shkoi fisteku!

Si bletët, që dalin nga zgjoi tue zhurmue, dalin dardanët tue sha e tue ia shalua nanën njeni tjetrit!

Jo, se marrin malin si bletët, nuk shkojnë me kullotë, me i veshë kambët polen e me mbushë shtëpizën mjaltë. Ata turrën kafeve, se n’mal duhet me pre dru e s’kan si me përgojua njenin e tjetrin. Prej malit nuk e shohin as plehun e vet. E këta duen me pa plehun para derës se tjetrit e me folë e me qeshë e me pi kafe e me i thanë mikut mirëmjesi n’orën dymbëdhetë!

Këta dardanët e mi s’kan pleh! S’kan gjynahe! S’kan faje se flejnë deri n’orën dymbëdhetë!

Mbas dite shajnë, e me t’shame nuk shtohet kombi. As n’andrra nuk shlirohet atdheu. E këta n’gjumë grushtohen edhe me rusët, por kur zgjohen, krejt fajet e tyne i ka turreci!

Albini pra, Albini! Se si turreci i fërkon duert e krahët i ngre përmbrapa. I turren si mizat e verdha me ia nxjerrë sytë.

Ti na prishe edhe me Evropën!

Qyshë i thojshe Borelit nuk ka me pasë komuna nji etnie!?

Çfar m.. demokrati je ti kur ia more fytyrën Hashimit e Isës që e kanë nënshkrua asociacionin!? Pse u palojshe mbas Fusnotës? A t’vinte marre prej Editës a? A e din ti se me çfar krenarie e pat vu at yll?!

Pse s’more shembull prej Ramushit, që betohej s’e nuk e ratifikoj Çakorrin, por si u ul n’fotele e vuni nënshkrimin!

Këta dardanët e mi janë ba si mizat. Si t’i vjen era dikujt këta i turrën me ia nxjerrë sytë e nuk e pyesin pse u kalb e kush ia bani t’zezën. Jo, fajet e veta i mëshefin nën sqetulla, se kapuçat ua dogji lufta, e ma si kruejnë qelet po sqetullat. Ato i kanë fajet për gjynahet e tyne!

Po m’duket se dua me dhanë dorëheqje nga Turreci e Dardanët, se era pleh po u vjen n’tana anët!

9 dhetor 2021

 

 

Tags: Cun Lajci

Të ngjashme

Kosovë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Ekskluzive

Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Lajme

Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Kosovë

Hoti flet në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan: Ballkani ka nevojë për integrim në NATO dhe pavarësim energjetik

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
  • Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!
  • Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë
  • Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.