Isak Shabani, veprimtari që ka kaluar nëpër tri burgje bashkë me Ukshin Hotin, ka rrëfyer për momentin e fundit kur ishin ndarë, për të mos u ritakuar kurrë më.
Ai ka thënë se s’kanë qenë të informuar që do të lirohej dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.
Shabani thotë se e vetmja fjalë që e mban mend nga Ukshin Hoti në ditën e fundit që janë parë është “Mbahuni të fortë, shpejt kemi me u pa”.
“Nuk e kemi ditë që ai ka me dalë atë ditë. Të vetmen fjalë që e mbaj mend që e ka thënë “Mbahuni të fortë, shpejt kemi me u pa”. Këtë send e mbaj mend”, ka thënë Shabani në FRONTAL, shkruan Express.
Ai thotë se shpresojnë që të paktën të dihet për fatin e Ukshin Hotit.
“ Duhet të shpresojmë që së paku ta dimë fatin e tij”, ka thënë Shabani./Botapress.info/