Imagjinoni Lionel Mesin gjysh, pas 50 vitesh, ende i emocionuar teksa u tregon albumin e fotografive nipërve të tij. Ndoshta më i vogli do të shohë gjysh Leon duke ngritur lart Kupën e Botës në Katar 2022 me Argjentinën.
Dhe ai do ta pyesë: “Gjysh, pse je me veshje gjumi në festën e Botërorit?” Lionel Mesi me shumë mundësi do të qeshë dhe me mendje do të kthehet te 18 dhjetori i 2022-shit. Po pse emiri Al Thani i vendosi në trup atë veshje pak a shumë si një mantel?
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2022/12/bisht-825x550.jpg)
Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga spektatorët. A është tentativa e radhës e emirëve për të “katarizuar” futbollin? Apo ai donte në mënyrë simbolike të tregonte të kundërtën, që topi i përket çdo cepi të globit, duke i veshur Mesit një veshje tradicionale arabe?