Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vendosur një mesazh të koduar në rrjetin social “Facebook”, shkruan Gazeta Botapress.
Ai ka postuar fotografinë e një struci dhe ka shkruar se “Ka struca e struca, ky është origjinal!”, ka shkruar ai.
Nuk dihet se kujt ia ka drejtyuar këtë mesazh Lladrovci, teksa kujtojmë që këtyre ditëve ka pasur një polemikë ne mes të tij dhe kryetarit të Degës së PDK-së, në Skenderaj, Sami Lushtaku.
Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar bashkëpartiakut të tij, Ramiz Lladrovcit pas deklaratës se jep 100 Samia për Bekim Jasharin.
Lushtaku ka thënë se nuk e ka mendjen me u marr me Lladrovcin, pasi sipas tij ai është i vogël.
“Shkruj thuj po thotë Samia 200 jepi se 100 pak. Boll dal unë veç një. Qesharak është ai nuk e kam mendjen me u marr me të i vogël është ai”, ka deklaruar ai për Infokus.
Kujtojmë se i pari i Drenasit, në Pressing në T7 ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.
“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuk e e ha më”, ka thënë Lladrovci./Botapress/