• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Çështja e gazsjellësit, kryeministri Kurti i përgjigjet deputetes Deliu-Kodra

nga Bota Press
19 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 19 tetor- Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra lidhur me projektin e gazit, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se nga fillimi i mandatit janë angazhuar që të shikojnë mundësitë për ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhte fillimisht Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Kurti dha detaje edhe për çështjet që janë analizuar lidhur me këtë projekt.

“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit ka punuar intensivisht për t’i shikuar mundësitë e ndërtimit të gazsjellësit që do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, e që vazhdon më pas nga Maqedonia e Veriut në Greqi e ku lidhet më pastaj me TAP-in. Gjatë kësaj periudhe ne kemi punuar veçanërisht për t’i qartësuar disa çështje. Koston e komponentëve të ndryshme të infrastrukturës, mënyrën e financimit dhe sa do të duhej që të marrim kredi si shtet, përdorimet potenciale të gazit dhe nga kush? Pëshembull a do të ishte fizibile që të përdoret për ngrohje qendrore apo do të përdorej vetëm për prodhim të energjisë elektrike, entiteti dhe kushtet e ndërtimit dhe operimit të termocentralit eventual me gaz dhe ndikimin e prodhimit të energjisë elektrike me gaz në çmimin e energjisë”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se kanë analizuar në detaje informatat lidhur me projektin për gazin.

Ai deklaroi se është joserioze që të ngutem e të marrin vendim për gazin për 22 vitet e ardhshme.

“Marrja e këtyre informatave dhe analizimi me sukses i tyre janë procese normale që ndërmerr një Qeveri. 22 vjet nuk ka pasur vendime të mëdha për energjinë edhe ne në pak muaj të marrim një vendim për 22 vitet e ardhshme është jo serioze nëse ngutemi, është papërgjegjësi nëse nxitohemi. Ne jemi siguruar që vendimet të jenë sa më shumë të informuara duke parasysh në radhë të parë përfitimet që paguajnë bizneset dhe qytetarët ose taksapaguesit tanë. Kur ta marrim gazin dikush duhet me pagu. Nuk e paguajmë ne si politikanë por e paguajnë qytetarët”, deklaroi më tutje Kurti.

Tags: Albin KurtiBlerta DeliuDilema per gazin

Të ngjashme

Aktuale

The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Aktuale

Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.