Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në listën për kandidatë për deputetë do të jetë edhe Agim Çeku.
Ai ka thënë se Çeku vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve të sigurisë.
“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan. Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta. Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku. Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë. Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend.”



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e