Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ka njoftuar se shteti i tij ka ndalur dhënien e vizave ndaj shtetasve rusë si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
“Ne po e suspendojmë procesin e dhënies së vizave ndaj shtetasve rusë në të gjitha zyret tona konsulore, me përjashtim të rasteve humanitare”, tha për gazetarë kryeministri Fiala.
Ai gjithashtu bëri thirrje për sanksione më të ashpra në mënyrë që të izolohet ‘i çmenduri’, pa e përmendur emrin e presidentit rus./Botapress.info/