Çanak ngreh alarmin për rrezikun në Ballkan: Serbët po armatosen

 

 

Politikani serb, Nenad Çanak ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, janë llamba e Kishës së Serbisë.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS). Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, ka shkruar ai në X.

ngjashme