Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nesër (e mërkurë), në ora 11:00 pritet të mblidhen për seancën konstituive.
Në rendin e ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, si dhe e nënkryetarëve.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për pozitën e kryetarit të kuvendit. Gjykata ka theksuar se kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30-ditësh.
Partia fituese, Vetëvendosje, e ka kritikuar vendimin e djeshëm të Kushtetueses, duke e cilësuar atë si arbitrar.
Ndërkaq, ish-partitë opozitare e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni juridik.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,