Gazetari Berat Buzhala, ka numëruar arsyet pse sipas tij kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij janë manipulantë, shkruan Gazeta Botapress.info
Buzhala përmes një postimi në Facebok, tha se kur u rritën të hyrat prej diasporës këtë vit, Kurti lavdërohej se si njerëzit po i besojnë më shumë Qeverisë së tij dhe po dërgojnë më shumë para. Ndërsa tani kur Ambasada gjermane tregon që 56 mijë persona kanë aplikuar për viza në dhjetor, pse nuk del Kurti e të thotë se këta po ikin prej Kosove pasi nuk besojnë në këtë Qeveri.
‘’ Kur Ambasada gjermane tregon qe 56000 veta kane apliku per viza ne dhjetor, pse nuk po del tash ai me thane qe keta 56000 po dojne me ike prej Kosoves se nuk po besojne ne kete qeveri.
A ndoshta ne kete qeveri me se shumti po besojne ata qe nuk jetojne ne Kosove’’, shkroi Buzhala.
Kujtojmë se Kurti vazhdimisht ka thënë se gjatë qeverisë së tij ka pasur rritje ekonomike, edhe punësime madje sipas tij janë hapur 10 mijë vende pune.
Postimi i plotë:
Qe pse Albin Kurti dhe shpura e tij jane manipulant te klasit te pare:
– Kur u rriten te hyrat prej diaspores kete vit, dilke me tupan neper studio tuj bertite qysh “njerezit po i besojne me shume kesaj qeverie, prandaj po çojne ma shume pare ne Kosove”.
– Kur Ambasada gjermane tregon qe 56000 veta kane apliku per viza ne dhjetor, pse nuk po del tash ai me thane qe keta 56000 po dojne me ike prej Kosoves se nuk po besojne ne kete qeveri.
A ndoshta ne kete qeveri me se shumti po besojne ata qe nuk jetojne ne Kosove .
Njojt edhe Erdoganin, ma se shumti e dojne turqit qe jetojne ne Gjermani./Botapress.info/