Gazetari Berat Buzhala, i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila mborjti ambasadorin Martin Berishaj, duke thënë se i beson këtij të fundit pasi i njëjti ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në një skandal financiar në Slloveni.
Buzhala në Twitter ka adresuar edhe një pyetje për presidenten Osmani, raporton Botapress.info
“Vjosa Osmani: Ne i besojmë ambasadorit Martin Berishaj, ai i ka mohuar të gjithë akuzat. Pse s’po i besoni Thaçit e Veselit?”, shkruan Buzhala në Twitter.
Sot në një konferencë për media e para e vendit ka mbrojtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, teksa ka shtuar se gazetarët po konstatojnë një shpifje të cilën ambasadori do ta dërgojë në organet e drejtësisë në Slloveni.
“Është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Republikës së Kosovës që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë dhe për të cilën ambasadori Berishaj i ka mohuar akuzat dhe ai do ta padit portalin. Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur i mohon akuzat e tilla dhe pastaj bashkërisht e presim vendimin e organeve të drejtësisë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.
Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.
Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Paparakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN./Botapress.info/