Gazetari dhe analisti, Berat Buzhala, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga liderët evropianë, për të cilin kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm ta pranojë.
Përmes një postimi në Facebook, Buzhala, ka thënë se Kurti në të kaluarën e ka ‘trullu’ popullin me përralla dhe demagogji, teksa e ka quajtur mashtrues.
“Ose ka me u bo Zajednica ose ka me u zhba shteti i Kosoves ne formen cfare eshte tash. Nuk ka zot qe e ndale, e as Albin Kurti qe tashme e ka pranu. Albin Kurti e ka pas trullu popullin me prralla dhe me demagogji. I ka pas rrite pritjet qe kur te fole ky ne Bruksel, atje zyrtaret e Bashkimit Evropian kane me majte shënime”, ka shkruar Buzhala në Facebook.
Buzhala, ka shkruar se edhe po të mos ishte ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai prap do ta pranont të njëjtin marrëveshje të vitit 2013.
“Keto rrena, ky rrenc, i ka pas shite ne menyre te suksesshme, sepse fatkeqesisht qiky osht populli qe e kena. Edhe mos me pas kane Thaci, por Kurti, prape e njejta marreveshje e vitit 2013 ish arrite ne vitin 2013. Kushdo qe ish kane ne pushtet s’kish pas çare pa e pranu Marreveshjen e Rambujese, Pakon e Ahtisaarit. Kush osht ai hajvan qe ka mendu qe ne Shtepi te Bardhe jane kane tuj prite prej Kosoves me ju kallxu qysh duhet me u doke paqja ne Ballkan”.
Sipas Buzhalës, Kurti duhet ta paguaj një çmim politik për humbjen që ia ka shkaktuar Kosovës, duke premtuar diçka të parealizueshme për 10 vite.
“Cka ka bo Albin Mashtruesi osht qe na i ka hupe nja 10 vjet me sehire. Vec per kete send Kurti e meriton me e nenshkru Zajednicen edhe me e njeke prej pushtetit. Mos u habitni: Kushdo qe ish kane ne pushtet sot prape ish deshte me e pranu kete Zajednice. Kushdo qe do te vjen ne pushtet ka me vazhdu qaty ku e ka lane Albini”, ka shkruar Buzhala./Botapress.info/