Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është vendosur sot në Parkun Qendror të Budapestit të Hungarisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto të bustit.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. ***dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, kjo statujë, është dhuratë e Bashkësisë së Tiranës për Bashkësinë e Budapestit.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/July/05/auto_211737494_10158872561851523_586520255978099239_n1625474502.jpg)