Një zhytëse në brigjet e ishullit Norfolk të Australisë ka gjetur një unazë martese të humbur në det. Ajo ishte e vendosur rreth trupit të një peshku.
Unaza e humbur i përkiste Nathan Reeves, i cili ishte duke notuar së bashku me gruan e tij Suzie Quintal. Dyshja ishin duke vizituar familjen në ishullin e vogël dhe pas notit, Nathan kuptoi se i mungonte unaza e martesës.
“Unë gjithmonë i them ta heq para se të shkojë për të notuar. “Ai e humbi atë një ditë para përvjetorit tonë të dytë të martesës.”-tha gruaja e tij Suzie Quintal.
Por për fat të mirë një zhytëse nga ishulli shkoi për ta kërkuar dhe e gjeti unazën rreth trupit të një peshku.
Prior, një banore që drejton faqen në internet të shkëmbinjve nënujorë të ishullit, kishte dëgjuar për humbjen e unazës së Nathanit dhe ishte nisur vetë për të kërkuar unazën.
Ajo gjeti unazën të mbështjellë rreth trupit të një peshku dhe përdori rrjetet sociale për të njoftuar çiftin.
Por problemi më i madh ishte se si unaza të hiqej pa dëmtuar peshkun.
“Metali mund të hiqet vetëm duke kapur peshkun në një rrjetë dhe duke e hequr ngadalë pa e lënduar.’’
“Peshku duket se është mirë deri më tani, por ndërsa rritet, unaza do të pritet në të.” – tha Susan.