Mbrëmë një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Policinë se është goditur nga burri i saj me shuplakë në fytyrë.
Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se edhe gruaja e kishte goditur më pas bashkëshortin me shuplakë.
“Fushë Kosovë 30.06.2021 – 22:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e kishte goditur me shuplake në fytyre dhe të njëjtën mënyre kishte vepruar edhe ankuesja. Viktima ka pranuar tretma mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.