Burim Ramadani, kandidati i AAK-së për zgjedhjet e 27 dhjetorit, ka prezantuar një prej zotimeve kryesore të tij në fushatë. Krijimin e strehimoreve të sigurisë në çdo komunë të Kosovës për raste krizash.
“Do të veprojmë me urgjencë për t’i dalë në krah popullit në raste krizash. Në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunave dhe institucioneve tjera do të hartojmë plan specifik. Strehimore në çdo komunë të Kosovës’, shkruan Ramadani.
Në kuadër të këtij projekti, sipas tij, do të bëhet identifikimi i të gjitha bodrumeve dhe hapësirave publike e private që mund të përshtaten dhe shndërrohen në strehimore funksionale. Sipas Ramadanit, këto hapësira do të shërbejnë si vendstrehime të sigurisë për qytetarët në situata emergjente.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e