Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ditë më parë ka shpallur një tender për furnizim me pajisje sigurie për kontrollin e trazirave në institucionet korrektuese të vendit. Por ky proces prokurimi nuk ka arritur të finalizohet me kontratë, pasi asnjë ofertë e pranuar nuk ka qenë e përgjegjshme, sipas të dhënave zyrtare nga platforma e-Prokurimi.
Tenderi në fjalë kishte për qëllim të përmirësonte kapacitetet operacionale të Shërbimit Korrektues përballë situatave të mundshme të tensionuara apo trazirave brenda qendrave të paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit
Pajisjet e parapara, të cilat nuk janë specifikuar publikisht në njoftimin për anulim, do të vendoseshin në të gjitha qendrat korrektuese në Kosovë.
Për këtë furnizim, ishin paraparë 60,000.00 euro, por me mospranimin e asnjë oferte të përshtatshme, procesi është konsideruar i pasuksesshëm në këtë fazë.
Ende nuk dihet nëse ShKK do të rihapë tenderin apo do të bëjë rishikim të kërkesave teknike dhe procedurale për tërheqje më të madhe të operatorëve ekonomikë në një fazë të ardhshme./




Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë