Hunza është popullata në të cilin jetojnë njerëzit më të shëndetshëm në botë. Ata asnjëherë nuk kanë dëgjuar për kancerin dhe nuk sëmuren thuajse asnjëherë.
Kjo bukë është shumë e shëndetshme, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, sepse është ushqyese, kështu që vetëm 1 ose 2 racione bukë kamali do t’ju zvogëlojë oreksin dhe do të bëjë që të mos ndiheni të uritur për 4 deri në 6 orë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 1 filxhan miell kokrrash të plota të bluara në gur apo përzierja 1/3 e miellit të grunjtë dhe 2/3 miell hikrre;
– kripë deti një majë luge të vogël ose erëza perimesh me kripë;
– ½ e filxhanit ujë mineral.
Përgatitja:
Përzieni miellin dhe kripën dhe ngadalë shtoni ujë dhe përzieni derisa bëni brumë.
Sipërfaqen mbi të cilën bëni bukë hidhni miell, pastaj ngjisheni derisa brumi të bëhet i butë dhe elastik. Mbështillni bukën e gatuar me një leckë të lagur dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta.
Ndani brumin në toptha me madhësi rreth 3 centimetrash, dhe më pas përhapeni secilin topth në tortila të holla me diametër rreth 20 centimetra.