Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij finlandez, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do t’i vinte në ndihmë Finlandës në rast të ndonjë sulmi, shkruan Sky News, përcjell Botapress.info
Finlanda dhe Suedia janë duke shqyrtuar mundësinë për aplikim për anëtarësim në NATO, edhe pse ato janë përballur me kërcënime nga Rusia ndaj vendimit të tyre.
“Është e paimagjinueshme që Britania të mos e mbështeste Finlandën ose Suedinë nëse këto vende sulmohen. Pa ndonjë marrëveshje formale, ne jemi vende Evropiane të cilat i ndajnë vlerat e njejta që kanë histori të gjata”, u shpreh Wallace.
Ai shtoi se është në të drejtën e Finlandës për të zgjedhur nëse ajo do të përpqiet të anëtarësohet në aleancën ushtarake.
Finlanda ndan 1.300 km vijë kufitare me Rusinë, që nënkupton se hyrja e saj në aleancën ushtarake do ta vendoste NATO-n në dyer të Rusisë./Botapress.info/