• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Britani: Burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet

nga Bota Press
26 Qershor, 2022
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mund të rezultojnë në dënimin me burgim të përjetshëm të shoferëve që e kanë mbytur dikë me automjet. Ndryshimet hyjnë në fuqi të martën sipas ligjit të policisë, krimit, gjobave dhe gjykatave.

BBC shkruan se gjyqtarët do të mund të shqiptojnë dënime me burgim të përjetshëm për shoferët e rrezikshëm që kanë mbytur dikë në trafik dhe shoferët që e kanë bërë këtë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit. Dënimi maksimal për ata që fshehin një aksident me fatalitet aktualisht është 14 vjet.

“Ata që janë përgjegjës tani do të përballen me mundësinë e të jetuarit pas hekurave”, tha ministri britanik i Drejtësisë, Dominic Raab.

Ligji i ri e bën vepër penale shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore nga drejtimi i pakujdesshëm. Kjo do të thotë se drejtuesit e automjeteve që i shkaktojnë dikujt lëndime afatgjata ose të përhershme do të dënohen gjithashtu me dënimet më të rënda. Amendamenti i propozuar i ligjit u publikua për herë të parë në vitin 2017.

Rritja e gjobave do të zbatohet për shkeljet në Angli, Skoci dhe Uells, por jo në Irlandën e Veriut, e cila ka ligje të veçanta për sigurinë rrugore.

“Shumë jetë janë humbur për shkak të sjelljes së pamatur pas timonit… Familjet janë shkatërruar”, tha ministri Raab.

“Shoferët që sillen keq në rrugë janë një rrezik për të gjithë ne. Ata meritojnë dënimet më të rënda sepse veprimet e tyre marrin jetën e të tjerëve. Shpresoj se kërcënimi me burgim të përjetshëm do të jetë i mjaftueshëm për t’i detyruar drejtuesit e pamatur ta ndryshojnë sjelljen e tyre në trafik. Vrasja nga pakujdesia tashmë parashikon një dënim të përjetshëm, që do të thotë se vrasja e një personi me makinë mund të jetë subjekt i të njëjtit dënim”, tha Steve Gooding, drejtor i organizatës humanitare RAC.

Qeveria britanike ka thënë se dëshiron të sigurohet që dënimet të pasqyrojnë peshën e krimit dhe se prokurorët do të vazhdojnë t’i akuzojnë ata për vrasje nga pakujdesia ose vrasje nëse ka prova që automjeti është përdorur si armë për ta vrarë ose për të shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Të ngjashme

Lajme

Agim Aliçkaj: Nuk ka dialog të suksesshëm pa pjesëmarrjen direkte të Amerikës

nga Bota Press
16 Gusht, 2022
Kosovë

Kryekuzhinieri i botës, Nusreti, mëson fëmijët kosovarë si ta kryposin mishin (VIDEO)

nga Botapress.info
16 Gusht, 2022
Kosovë

Pacolli beson se e ka “në dorë” Keninë, por thotë se s’do ta nisë lobimin menjëherë

nga Bota Press
16 Gusht, 2022
Botë

Nëna e katër fëmijëve rrëmbehet nga mafia shqiptare në Milano, statusi në “Facebook” i shpëton jetën

nga Bota Press
16 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Agim Aliçkaj: Nuk ka dialog të suksesshëm pa pjesëmarrjen direkte të Amerikës
  • Kur kritika letrare gatuhet në ëmbëltore!
  • Kryekuzhinieri i botës, Nusreti, mëson fëmijët kosovarë si ta kryposin mishin (VIDEO)
  • Pacolli beson se e ka “në dorë” Keninë, por thotë se s’do ta nisë lobimin menjëherë
  • Nëna e katër fëmijëve rrëmbehet nga mafia shqiptare në Milano, statusi në “Facebook” i shpëton jetën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.