Brenda shtëpisë multimilionëshe të Rita Orës, do mbeteni pa fjalë(Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar shtëpinë e saj të rinovuar në Londër të cilën e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021.

Në fillim të këtij viti, 31-vjeçarja njoftoi planet për rinovimin e shtëpisë në lagjen Primrose Hill në Londrën Veriore.Pas rinovimit, ajo e ka prezantuar shtëpinë për Architectural Digest, kompania që e ndihmoi në dizajnin e brendshëm.

Megjithatë, Rita Ora deklaroi se nuk kishte bërë ndryshime të mëdha në shtëpi, pasi siç ka thënë i pëlqejnë gjërat e vjetra. Shtëpia është e ndërtuar në vitin 1877. Aty kishte banuar edhe krijuesi Arthur Rackham.

“Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër.

E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike shtëpia e shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, ka thënë ajo.

Rinovimet kryesisht kishin ndodhur në restaurimin e dyshimeve, çatisë, banjove, tubacioneve dhe përmirësimin e gjërave në kuzhinë.

Ora gjithashtu mobiloi shtëpinë me gjëra të vjetra në tregun e famshëm Portobello në Londër.Shumica e gjërave janë ato që kishte në pronësi dhe që i kishte përdorur në shtëpitë e mëparshme.

 

“Më pëlqen të jem me kosto efektive kur është e nevojshme”, thotë ajo./Botapress.info/

ngjashme