Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në Klinë dhe Pejë janë gjetur në shtëpitë e tyre pa shenja jete një mashkull dhe një femër, transmeton Botapress.info
Në rastin në Klinë mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës mashkull kosovar. Ndërsa, në Pejë trupi i viktimës femër kosovare me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Zgjedhjet në Veri: Vetëm një parti ka dorëzuar kërkesë në KQZ për certifikim, nesër përfundon afati
Rastet janë hapur në polici si ‘hetim i vdekjes’.
Raporti i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Klinë 19.11.2022 – 12:02. Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar.
Pejë 19.11.2022 – 12:50. Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Botapress.info/