Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se vendet anëtare janë afër për të rënë dakord rreth paketës së re të propozuar të sanksioneve ndaj Rusisë.
Kjo paketë përfshin një embargo të naftës mes sanksionesh, ka shkruar Aljazeera.
“Shpresoj që ata të arrijnë një marrëveshje. Ata janë pothuajse aty. Dhe ne kemi nevojë për këtë marrëveshje sepse duhet të shtyjmë akoma më shumë presionin tonë ekonomik dhe financiar ndaj Rusisë, “tha Borrell në një ngjarje në Itali./Botapress.info/