Bombardimet ruse i marrin jetën futbollistit ukrainas, bashkë me nënën e tij

Një futbollist amator i Gostomel, Dmitry Martynenko vdiq në Kiev së bashku me nënën e tij. Një predhë ruse goditi shtëpinë e tyre.

Kjo është një humbje e madhe edhe për futbollin ukrainas, “zemra” e të cilit ka ndalur së rrahuri qysh kur nisi pushtimi ushtarak i vendit nga Rusia.

Martynenko konsiderohej lojtari dhe golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të rajonit të Kievit. 25-vjeçari Dmitry Martynenko kishte luajtur më parë me Luhansk në rolin e mesfushorit. Gjatë karrierës së tij futbollistike, ai u bë golashënuesi dhe lojtari më i mirë i Ligës së Dytë, si pjesë e FC Gostomel.

E gjithë bota futbollistike i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të Dmitry, ashtu si të gjithë ukrainasve që vdiqën duke mbrojtur atdheun në luftë të përgjakshme me trupat ushtarake ruse.

LEXO EDHE KETE

Futbollisti ukrainas Martynenko dhe nëna e tij u vranë nga shpërthimi i bombës ruse kur ndodheshin në shtëpinë e tyre.

ngjashme