Boksieri moldav, Vasili Belous (33 vjeç), i cili garoi në Lojërat Olimpike – Londra 2012, vdiq gjatë një aksidentit me makinë.
Ai e humbi kontrollin me makinën Mercedes dhe u përplas me murin prej betoni të manastirit. Policia moldave konfirmoi se boksieri vdiq në fshatin Kalaraseuka, rreth 150 milje nga kryeqyteti Kishinau.
Për fat të mirë, gruaja dhe dy fëmijët e boksierit i mbijetuan aksidentit. Belous fitoi medalje të bronztë në Kampionatin Evropian në vitin 2017.
Ai arriti 72 fitore nga 116 meçe amatore./Botapress.info/