• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Bogujevci në Këshillin e Evropës: Serbia po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës

nga Bota Press
25 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci derisa ka folur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka thënë se Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës.

Kjo, ka shtuar ajo, po bëhet duke u përpjekur që të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

 

 

VV poston sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

“Megjithatë, Kosova si shtet po përballet me veprime të paligjshme të strukturave kriminale në pjesën veriore, të cilat po inkurajohen dhe drejtohen fatkeqësisht nga presidenti Vuçiq. Serbia, fqinji ynë verior, kurrë nuk u distancua nga krimet e gjenocidit të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave të tjera gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe vazhdon të koordinojë politikën e jashtme me Federatën Ruse dhe të armatoset nga Rusia. Jo vetëm kaq, por Serbia nuk e ndëshkoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, dhe është shumë shqetësuese të shohësh anëtarë të grupit Wagner në mes të Evropës, të cilët janë shfaqur në veri të Kosovës duke hyrë përmes Serbisë. Është e qartë se Serbia vazhdimisht kërkon pretekste për të destabilizuar veriun e Kosovës. Ata po e bëjnë këtë sepse po përpiqen të largohen nga dialogu politik me Kosovën, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve përmes një marrëveshje përfundimtare ndërkombëtare dhe ligjërisht të detyrueshme me njohje reciproke”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se respektimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar nuk mund të ketë alternativë dhe nuk trajtohet në bazë të përkatësisë etnike në Kosovë.

“Përpjekja është minuar nga Beogradi duke inkurajuar strukturat kriminale për të ushtruar presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kishin regjistruar veturat me targa të Kosovës. Kur ky pretekst dështoi, ata kërkuan pretekst tjetër duke u larguar dhe duke dhënë dorëheqje nga institucionet, dhe kur u shtynë edhe zgjedhjet lokale vendosën barrikada në rrugët nacionale dhe të çojnë në pikat kufitare. Ne jemi shumë të përkushtuar dhe konstruktivë në dialog, ne duam marrëveshje dhe normalizim mes dy vendeve si dy vende të pavarura mbi bazën e reciprocitetit si parim i së drejtës ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi normalizim të plotë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vazhdimësi të procesit integrues në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo.

Bogujevci ka përmendur faktin se Kosova është ngritur për 17 vende në indeksin e luftës kundër korrupsionit dhe e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit.

Ajo ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi jetik i Kosovës.

Tags: keshilli evropianSaranda Bogujevci

Të ngjashme

Botë

Tërmeti tragjik, mjeku shqiptar tregon sii e nxorën nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Botë

Lot gëzimi, 8- vjeçari bashkohet me nënën pas 52 orësh i bllokuar në rrënoja

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Ekskluzive

Dy muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, pushteti i Kurtit në gjumë: Nuk ka asnjë të dyshuar

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Tentoi t’i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën, ish-futbollisti s’e mban të qeshurën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Tërmeti tragjik, mjeku shqiptar tregon sii e nxorën nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç
  • Lot gëzimi, 8- vjeçari bashkohet me nënën pas 52 orësh i bllokuar në rrënoja
  • Dy muaj nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, pushteti i Kurtit në gjumë: Nuk ka asnjë të dyshuar
  • Tentoi t’i fshihej kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën, ish-futbollisti s’e mban të qeshurën
  • Tërmeti në Turqi, gjenden nën rrënoja trupat e familjes shqiptare

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.