Blloku i fundit i dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit e të tjerëve

Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore, kanë njoftuar sot Dhomat e Specializuara.

Ish-ambasadori amerikan Christopher Hill filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër.

Ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor.

Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje, u tha në komunikatë.

Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike. Seancat mund të ndiqen në të tri gjuhët e Gjykatës – shqipe, serbishte dhe anglishte – përmes faqes së internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë.

Të tjera

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

Sot parashikohet të mbajë mot me

Aktuale

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e

Aktuale

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike