“Blerje klasike e votës” – “gozhdohet” ashpër Qeveria në detyrë për ndarjen e 100 eurove

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë dje ka rritur pagesat për gratë lehona dhe ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë me dije se kjo është paraparë në Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai e ka thënë se Qeveria asnjëherë nuk do t’i lerë vetëm qytetarët.

“Prandaj sot kam kënaqësinë të ju njofoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0, të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat si në vijim: mbështetjeje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijë, mbështetej e njëhershme prej 100 euro për punonjësit e sektorit jo publik, mbështesje e njëhershme prej 100 eurosh për studentet aktiv”, ka thënë Kurti.

Ky vendim ka nxitur reagime të shumta.

Në reagimin e tij të premten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Vetëvendosje po përdor çdo mjet të mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet.

“Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit! Populli i Kosovës nuk blihet”, deklaroi Abdixhiku.

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka vlerësuar si vepër penale këtë ndarje të mjeteve dhe i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë hetime.

“Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit. Sipas Kodit Penal të Kosovës: “keqpërdorimi i varësisë ekonomike/profesionale ndikon te votuesi për të votuar në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim””, ka theksuar Behrami.

Ndërkaq Oda Ekonomike Amerikane ka shprehur shqetësim se me masat që ka marrë Qeveria ofrohen lehtësira afatshkurtra por nuk adresohen faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Në vend të pagesave të përkohshme dhe të njëhershme, fokusi duhet të zhvendoset drejt investimeve në infrastrukturë dhe në politika që forcojnë ekosistemin e sektorit privat”, ka vlerësuar Oda Ekonomike.

Edhe vjet, 3 ditë para rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Qeveria pati ekzekutuar 100 euro për grupin e parë të studentëve.

Ndërkaq 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, pati ekzekutuar 100 euro për grupin e dytë të studentëve.

E një ditë pas, kryeministri Albin Kurti, e pati dhënë paralajmërimin se në ditën e parë pas zgjedhjeve do të ndajë nga 100 euro për fëmijë dhe pensionistë.

Të tjera

Shëndetësi

Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?

Për shumë njerëz, dita nis me