Një biznesmen nga Kroacia është renditur i pari për nga njerëzit më të pasur në Ballkan. Sipas një liste që është përpunuar nga Nedelnjik, një revistë serbe, në bashkëpunim me ekspertë të njohur, vendin e parë në renditjen e afaristëve më të pasur e zë Dubravko Gërrgiq nga Kroacia, i cili ka në pronësi kompaninë “Agram Group”.
Pasuria e Gërrgiqit vlerësohet të jetë 2,840,000,000 euro.Punonjësit e tij thonë se ai është i pari që vjen në punë dhe i fundit që del nga puna. Ai mund të kalojë më shumë se 15 orë në vendin e tij të punës.
Bashkëpunëtorët e afërt e quajnë “Gërrga” dhe ai gjithmonë kujdeset për një atmosferë të mirë dhe harmoni në dreka pune.
Gërrgiq dikur ishte akuzuar për manipulim, falsifikim dokumentesh dhe marrjen e paligjshme të aksioneve të një kompanie./Botapress.info/.