Gentrit Shala, biri i doktorit dhe patritotit të madh shqiptar, Hafir Shala, dje është kurorëzuar me vajzën që ka zgjedhur për ta kaluar jetën e tij.
Biri i heroit, Gentriti, ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar për të ta shënojë pranë lapidarit të babait të tij, shkruan Botapress.info
Kjo datë për të ka edhe një veçanti tjetër, pasi me datën 5 shkurt, është ditëlindja e dy personave të rëndësishëm për Gentritin.
Ai përmes një postimi ka shkruar se në këta datë janë të lindur axha dhe nëna e tij, dy personave pranë të cilëve është rritur dhe edukuar, transmeton Botapress.info
Postimi i plotë:
U shënua fejesa ime, në ditëlindjen tënde Babë! Ditë që shënon edhe ditëlindjen e vëllaut tënd, axhës tim pranë të cilit u rrita! Po ashtu, sot është dhe ditëlindja e Nënës që rriti dhe edukoj fatin tim të jetës! Vërtetë datë e bekuar! 05.02.22 💍