Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu parashihet moti për ditën e shtunë. Të reshurat pritet të intensifikohen më vonë duke shkuar nga mbrëmja që përfshinë pjesën më të madhe të vedndit. Temperaturat në mëngjes zbresin në 7C e 8C, derisa maksimale pa ndonjë dallim të madh luhaten ndërmjet 9C e 13C. Duke shkuar nga mbrëmja temperaturat zbresin në 3C e 4C. Era ndryshon drejtimin dhe frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.
Natën me kalimin në ditën e diel reshjet pushojnë përkohësisht, meqenëse përfshinë vendin sërish orëve të para të ditës, kur reshjet e shiut shndërrohen në reshje dëbore viseve kodrinoro malore, me rënie të temperaturave deri në 1C e 2C. Pasdite reshjet pushojnë. Maksimalet shkojnë deri në 4C e 6C.
Të hënën fillimisht do të ketë intervale me diell, mirëpo mëngjesi parashihet më i ftohtë me minimale prej 0C e -1C. Gjatë ditës vransirat shtohen, e të martën aty këtu mund të ketë reshje lokale shiu, derisa nga dita e mërkurë reshjet e shiut mund të përhapen më shumë në vend. Temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 11C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një