Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Gjatë një ndeshje futbolli, ka vdekur Aleksandër Lambi. 22-vjeçari raportohet se ka rënë në fushë pa ndjenja në pesë minutat e parë të takimit.
Pavarësisht që mjekët e dy skuadrave menjëherë shkuan që ta ndihmojnë, nuk arritën ta shpëtojnë. Lambi raportohet se është dërguar në spital, aty edhe ku ka vdekur.
Klubi që e kishte në pronësi, Apolon Smirnis reagoi në “Instagram” për këtë fatkeqësi.