Dronë dhe helikopterë të ushtrisë u dërguan mbrëmë në zonën e zhdukjes së një avioni në rajonin malor veriperëndimor të Kroacisë.
Ende nuk ka raportime për gjetje teksa zona besohet se është e minuar që prej periudhës së luftërave të viteve 1990 në rajon.
Agjencia vendase e lajmeve HINA tha se vijonin kërkimet për avionin e tipit “Cirrus 20” i cili ishte zhdukur papritur nga radarët gjatë një fluturimi të brendshëm nga qyteti Maribor drejt resortit bregdetar të Adriatikut, Pula.
Zyrtarët thanë se do të përditësojnë informacionet e tyre teksa kërkimet vijojnë.