Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka thënë gazetarëve të martën se nuk e di nëse do të udhëtojë në Ukrainë.
“Përgjigja është se nuk e di”, ka thënë Biden, raporton CNN. “Kam qenë në Ukrainë shumë herë, por nuk kam qenë së fundi”.
Biden ka thënë se është i vetmi që ka folur dy herë në parlamentin e Ukrainës. Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se nuk është në plane të presidentit Biden që të udhëtojë në Ukrainë./Botapress.info/