• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Biden pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë

nga Bota Press
15 Korrik, 2021
në Botë, Lajme
ShareShareShare

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë kancelaren gjermane, Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë më 15 korri, në atë që pritet të jetë vizita e saj e fundit si kancelare.

Pas disa muajsh Merkel nuk do të jetë më në krye të Gjermanisë.Vizita e saj vjen dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, të cilat do të ndryshojnë udhëheqësinë në Gjermani, për herë të parë nga viti 2005.

Takimi në Uashington pritet të vë në pah vazhdimësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe SHBA-së, si dhe konfirmohet ndryshimi i qasjes nën administratën e presidentit Biden, i cili është zotuar se të krijojë unitet me aleatët tradicionalë të SHBA-së, për dallim nga diplomacia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Biden është takuar me Merkelin gjatë punimeve të Samitit të shtatë vendeve më të industralizuara (G7), të mbajtur muajin e kaluar në Angli.

Biden ka thënë më pas se nga liderët evropianë, kancelaren gjermane e admiron më shumë.

Ai po ashtu ka thënë përmes një postimi në Twitter se lidhjet në mes të SHBA-së dhe Gjermanisë “janë më të fuqishme se kurrë”, duke shtuar se është i gëzuar që pret atë në Shtëpi të Bardhë “për të vazhduar punën”.

Në takimin e 15 korrikut, dy politikanët veteranë pritet të diskutojnë pandeminë e koronavirusit, për Kinën dhe për projektin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, i cili bart gazin natyror nga Rusia në Gjermani.

Projekti i gazsjellësit, në vlerë të 11 miliardë dollarëve, është kundërshtuar nga SHBA-ja.

Uashingtoni beson se ai kërcënon sigurinë e energjisë evropiane.

Biden ka dhënë shenja në muajin maj, se është i gatshëm të lë mbrapa këtë çështje, duke hequr disa sanksione kundër subjekteve gjermane të përfshira në projekt, me arsyetimin se, meqë puna në gazsjellës gati ka përfunduar, sanksionet do të dëmtonin vetëm aleatët evropianë.

Merkel, në anën tjetër, ka thënë se projekti nënkupton vetëm bërje të biznesit me Rusinë, dhe projekti është çështje e sovranitetit kombëtar./Botapress/

Tags: Biden-Merkel

Të ngjashme

Kosovë

Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Kulturë

Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni

nga Bota Press
30 Janar, 2023
Lajme

E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

nga Bota Press
30 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet
  • Molliqaj: Albin Kurti udhëtoi deri në Bosnje me veturë të Martin Berishajt
  • Kimete Berisha: Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
  • Bajram Mjeku: Mixha Fejzë, çehrja e dekës dhe Asociacioni
  • E paprecedentë – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë (Video)

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.