Biden bëhet viral për komentin e tij ndaj një adoleshente

Presidenti i ShBA’së, Joe Biden ka bërë një koment gjatë një takimi me disa adoleshentë në një shkollë në Kaliforni, që shkaktoi zemërim në rrjet dhe të rivalëve të tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shfaq ndërsa kapte një vajzë të re nga shpatulla teksa i thoshte që të mos ketë asnjë lidhje serioze me asnjë djalë deri sa të arrinte 30 vjeçe.

LEXO EDHE KETE

Super-teleskopi i NASA-s sjell foto të reja mahnitëse nga gjithësia

Biden vizitoi një kolegj në Irvine të Kalifornisë ku foli për inflacionin dhe masat e administratës për të ulur kostot dhe më pas bëri disa foto me të pranishmit.

Kur vizitës i erdhi fundi, presidenti pozoi me adoleshenten, të cilës iu afrua në vesh dhe i tha “Dua të të them diçka të rëndësishme që ua kam thënë dhe vajzave dhe mbesave të mia. Me asnjë djalë seriozisht deri sa të shkosh 30 vjeç”, u shpreh lideri amerikan.

ngjashme