Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Prishtinës.
Ai fillimisht uroi asamblistët pas betimit të tyre.
Në seancën inauguruese, Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Kristale Rama.
Para asamblistëve, Rama pas betimit, mbajti një fjalim, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
“Prishtina foli dhe ky besim për mua është vazhdim i përgjegjësisë dhe motivit. Është zotim për të vazhduar punën me përkushtim të palëkundur. Ju faleminderit që na keni besuar drejtimin e kryeqytetit tonë! Faleminderit që besuat në vazhdimin e vizionit trasnformues për Prishtinën. Po hymë në këtë mandat me vendosmërinë për t’i përfunduar projektet kapitale, për të vazhduar investimet në arsim e shëndetësi, në zhvillim rural dhe në të gjithë sektorët që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës se qytetarëve tonë”, tha ai.
Rama ka falënderuar ambasadat për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë dhe tha se do t’i vazhdojnë këto raporte me mirënjohje dhe profesionalizëm.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e