Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka thënë se përveç Memli Krasniqit edhe Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të partisë, ditëve në vazhdim.
Betim Gjoshi tha se nuk janë vetëm këta dy emra, pasi, siç pretendon ai, PDK’ja ka disa figura meritore për këtë post. “Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij, mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi për Kanal 10.
Gjoshi tutje shtoi se Konventa e 10’të e PDK’së do të fillojë të shtunën me 3 korrik në ora 9:30. Kujtojmë që deri më tani vetëm Memli Krasniqi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.