Perëndimi ka njoftuar se po dërgon më shumë armatim të rëndë në Ukrainë, madje, edhe avionë, si përpjekje për ta forcuar ushtrinë ukrainase, derisa Rusia ka shtuar sulmet e saj në lindje të vendit, transmeton Botapress.info
Pentagoni të mërkurën njoftoi se forcat ajrore ukrainase kanë në dispozicion, të paktën edhe 20 avionë tjerë luftarakë.
“Ukrainës i janë dhënë helikopterë të tërë, përfshirë helikopterë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, duke folur për The Washington Post në kushte anonimiteti, ashtu siç janë kushtet e vendosura nga Pentagoni.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden, miratoi një pako të re ndihmë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke zgjeruar kështu në mënyrë dramatike fushën e armatimit që Washingtoni e ka dërguar në Kiev.
Paketa me armatim përfshinte Hauci 155mm – një përmirësim në artilerinë me rreze të gjata për t’u përshatur me sistemet ruse, 40.000 fishekë artilerie dhe 11 helikopterë Mi-17, të projektuar nga sovjetikët.
Rezistenca e ashpër e Ukrainës ndaj pushtimit rus, si dhe agresioni i Moskës në rajonin e Donbasit, ka ndryshuar mendjen dhe llogaritë e vendeve perëndimore, që fillimisht disa hezitonin ta furnizonin Ukrainën me armatim, për të cilat ukrainasit nuk ishin trajnuar.
“Lufta ka ndryshuar sepse tani rusët kanë prioritizuar zonën e Donbasit, dhe ky është një nivel krejtësisht i ndryshëm luftimesh, një lloj lufte krejtësisht tjetër”, tha të martën sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
Në anën tjetër, analistët besojnë se beteja në Donbas, një rajon i pasur me energji në kufirin me Rusinë, do të jetë ndër më të mëdhatë sesa ato që u zhvilluan rreth Kievit.
Ndërsa lufta veç ka evouluar, kombet tjera perëndimore kanë premtuar gjithashtu armë më të avancuara për Ukrainën.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të mërkurën se qeveria e saj ka dorëzuar armë antitank dhe raketa kundërajrore Stinger në Kiev.
Britania e Madhe këtë muaj premtoi po ashtu një paketë mbështetjeje në vlerë rreth 130 milionë dollarë, që përfshin më shumë raketa antitank, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje jovdekjeprurëse.
Norvegjia njoftoi të mërkurën se ka dhuruar 100 raketa të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi Mistral mbi armët e lehta kundër armaturës që ofroi në fund të muajit të kaluar.
Pentagoni dërgoi katër avionë që brenda bartnin armë për Ukrainën, duke përfshirë obuset, dhe ka nisur trajnimin në një vend tjetër në rajon për forcat ukrainase se si t’i përdorin ato.
Pentagoni po diskuton me kontraktorët amerikanë të mbrojtjes nëse duhet ndërmarrë hapa për të siguruar prodhim të mjaftueshëm të llojeve të armëve që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë./Botapress.info/