Kur Ministrja e Arsimit Nagavci shkeli Kushtetutën, në Kuvend tha se do i kërkonte Gjykatës Kushtetuese sqarime se si kishte ardhur deri tek ai vendim. Në vend që të dorëhiqej apo shkarkohej për shkelje kushtetuese, ajo sfidoi Gjykatën Kushtetuese.
Kur Ministrja e Drejtësisë Haxhiu shkeli Kushtetutën, në konferencë për medie tha se Gjykata Kushtetuese është e kapur. Me siguri dojnë ta çkapin e ta kapin vet, siç kanë bërë me të gjitha institucionet tjera. Në vend që të dorëhiqej apo shkarkohej për shkelje kushtetuese, ajo akuzoi Gjykatën Kushtetuese.
Në Kosovë si rezultat i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese janë ndryshuar e rrëzuar qeveritë dhe askush asnjëherë nuk e ka sfiduar e kundërshtuar GjK; vendimet e saj janë pranuar si finale, pikë.
Kjo qeveri është e vetmja që shkelë Kushtetutën dhe del e mburret për këtë.
Superkriminelë.