Deputeti i LDK-së e ish-ministri i Bujqësisë Besian Mustafa ka marrë shkas nga vendimi i fundit i Qeverisë për të mos ua paguar pagat e shtatorit mësimëdhënësve që ishin në grevë. Deputeti Mustafa ua ka rikujtuar atyre që e votuan VV-në më 12 Shkurt të vitit 2019 se janë të njëjtit që sot nuk po ua paguajnë pagat. Atëherë kur kërkuan votën tuaj ju quajtën “pisjhtarë të dijes” e sot ” Sot, s’ua qesin pagat, ju lanë pa bukë. Nuk lodhen se si pa këto paga s’mund të paguani faturat e energjisë, ujit, ngrohjes, këstin e kredisë… s’keni as me çka t’u bleni fëmijëve fletore e lapsa.
Mos ua harroni fytyrat, emrat dhe veprat kur t’ju trokasin në derë përsëri.
Për më shumë ja postimi i Besian Mustafës në Facebook:
Kur ju trokitën në derë dhe ua dhatë 50,12% të votave tuaja, ju quajtën “pishtarë të dijes”.
Sot, ju quajnë “organizatë kriminale parapolitike” dhe përdorin çdo fjalë ofenduese e linçuese që ka fjalori i gjuhës shqipe – bile huazuan edhe nga gjuhët tjera.
Sot, s’ua qesin pagat, ju lanë pa bukë. Nuk lodhen se si pa këto paga s’mund të paguani faturat e energjisë, ujit, ngrohjes, këstin e kredisë… s’keni as me çka t’u bleni fëmijëve fletore e lapsa.
Mos ua harroni fytyrat, emrat dhe veprat kur t’ju trokasin në derë përsëri.