“Shtëpia pa miq nuk mbahet,” kishte thënë Presidenti Historik Dr. Rugova, dhe sot patëm nderin të mirëpriteshim në Rezidencën e Presidentit nga vajza e tij Teuta dhe djali Uka, ku isha me miken time të shtrenjtë nga Washingtoni, Besa Tafilaj Pinchotti, shqiptaro-amerikanen që vetëm në muajin e fundit ishte mysafire në Shtëpinë e Bardhë tek Presidenti Biden. Besa është udhëheqëse e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve me seli në DC, njërës prej organizatave me të fuqishme e respektuara amerikane qoftë në Kongresin Amerikan qoftë në Shtëpinë e Bardhë!
Me Besen dhe familjen e saj, z. Ramiz e znj. Diana Tafilaj, njihemi tash e dy dekada. Shtëpia e tyre ka qenë dhe mbetet një vatër e patriotizmit dhe atdhedashurisë matanë Atlantikut.
Pas dy dite aktivitetesh të përbashkëta me Besën në Vermosh e Guci dje e pardje, sot nuk kishte si të fillonte me mirë vizitën dy-ditore në Prishtinë sesa me vizitë tek familja e Presidentit Rugova dhe me homazhe tek varri i tij!
Miqësia e partneriteti me SHBA-të s’ka asnjë alternativë!