• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Berisha: Edi Ramës s’i ka mbetur tjetër veç ta çojë Hopa, ‘preke-preke llusterin Albin’

nga Bota Press
15 Tetor, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Opinionistja e njohur kosovare, Kimete Berisha ka komentuar takimin e djeshëm të kryeministrave Kurti – Rama, ku ky i fundit ia mbylli sytë me duar kryeministrit kosovarë para takimit.

Berisha e arsyeton këtë veprim të Ramës duke thënë se kushdo që të prekë pa leje derisa flet me ty, “ai person shpreh interesim për ty”.

Ndër të tjera ajo thotë se kryeministrit Rama nuk i ka mbetur tjetër gjë “veç ta çojë edhe Hopa” Albin Kurtin.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe Hopa, ‘preke-preke llusterin Albin’!
Mjau, kryeministër!
Maca – mace edhe nëse e prek të gërvisht.
Kushdo që të prek (pa leje) derisa flet me ty: kinse po t’i ndreq jakët, po ta rregullon frizurën që t’u ka çu përpjetë, po ta heq nga fytyra ndonjë pupël, apo ndonjë qime floku që t’u ka kacavarur në shpinë – ai person shpreh interesim për ty.
Ti nisu prej vetes, kur të pëlqen dikush mezi s’pret me gjetë shkas me prek dikund ku të mundesh, se prekja krijon afërsi emocionale.
E kanë provuar me eksperimente, kamarieret që i kanë prekur në krah mysafirët, kanë marrë bakshish më shumë se ato që kanë krijuar veç kontakt me sy.
Jo gjithmonë prekja është me qëllime seksuale.
Nganjëherë, prekja është gjest superior, sidomos prekja politike, kur Edi Rama ia kap faqen Albin Kurtit, ia mbyll sytë si Tom Cruise – Nicole Kidman-it te ‘Eyes ëide Shut’ dhe e përqafon si gorillë, e fut brenda thellë në gjoks për t’u dukur Albini si i vogli i gorillës.
Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe Hopa, preke-preke llusterin Albin.
Paramendoje t’ia kishte mbyllur sytë Ibrahim Rugovës!
Presidenti Rugova ishte karizmatik dhe anipse e donin dhe i donte shqiptarët mbante distancë emocionale.
Albin Kurti e ka përkrahjen time të plotë, të vetëmbrohet nga prekjet serike të Edi Ramës (kuptohet nëse nuk i pëlqejnë prekjet pa aprovim paraprak).
Dredhju lirisht e thuaji: Kurrë në jetën tënde ti mua mos më prek.

Se nesër mund të bëhet vonë, çka di ti i teket (larg qoftë) të puth n’gojë.
Ky i pabesë, me pas çiftin e tij
pas shpine, ta shkurton bistekun ta lë në dorë.
Ta ngjet çamçakëzin në flokë; ta shtin petardën n’xhep, ta mëshon kokallë para syve edhe të pyet ‘qëlloja kush ta mëshoj’!
Edi Rama i prek politikanët që dyshon se janë të mençur dhe që e di se përtojnë të bëhen me mend të tij.
Mimozën e mbante nën sqetull si kuletë.
Albin Kurtin e ka bërë si kukull, kur do ia kap faqen, kur do ia mbyll sytë, e përqafon si ta kishte Ricky Martin dhe kështu e minimizon dhe e bën të duket inferior.
Ky është qëllimi i tij suprem: ta bëj Albinin të duket ‘i vogli’ i tij.
Albin Kurti nuk është inferior, por në prani të Edi Ramës duket inferior, me aminin e tij.
Edi Rama është i paparashikueshëm dhe për t’u mbrojtur nga njeriu i paparashikueshëm duhet ta mbash larg.
Me ditë që kurrë Shqipëri nuk do të kisha parë me sy se nuk e kisha lejuar të më prek si këlyshin e tij.
Çka të duhet Shqipëria kur e humb veten!
Sot Edi Rama ju kish gju’ kancelarit Scholz në Berlin.
Kancelari i imët me trup, sa kish takat ikte prej tij në tavolinë, Edi Rama i ulur përballë tij dukej sa kancelari në këmbë, i afrohej me ato duar të mëdha, kancelari i largohej, Edi Rama dukej si shimpamza që po mundohet ta qërojë një banane!
P.S.
‘Shahe mori shoqe,
diçka me t’kallzue
diçka me t’kallzue
na burrat m’i ndërrue’
— këngë shqiptare.

Tags: Edi RamaKimete BerishaKurti

Të ngjashme

Kosovë

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit
  • Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.