Berisha e krahason Kurtin me Zogun

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar grevën në arsim. Deputeti nga radhët e AAK-së Bekë Berisha ia përmend Kurtit një situatë që sipas tij është e ngjashme me kohen kur ka qenë Ahmet Zogu.

Në foltoren e Kuvendit, Berisha tregon se si  në atë kohë mësuesit kishin kërkuar me u taku me Ahmet Zogun por nuk kanë guxu as me ia tregu kërkesat e tyre por gjatë një bisedimi mes tyre, Zogu e ka pyet një mësues se çfarë instrumenti të muzikës i bien. Mësuesi ia ka kthy Zogut:  Lartmadhëri prej se jeni ju në pushtet unë i bi barkut se edhe po me kërcasin zorrët.

“Duke fol kryeministri mu kujtu një situatë e ngjashme kur ka qenë Ahmet Zogu në pushtet  edhe I shkojnë do mësua kështu fukara e punët keq. Shkojnë me lyp diçka po edhe s’kan guxu me lyp atë çka kanë dashtë. Zogu i thotë njërit, çka punon ti?. Ai, ia kthen: unë jam mësues i muzikës. Edhe pastaj Zogu e pyet, thotë cilit instrument t’i i bien?, ai ia kthen: Lartmadhëri prej se jeni ju në pushtet unë i bi barkut se edhe po me kërcasin zorrët. Situatën e keni pru këtu. Situata është shumë më e keqe se sa po flitet”, ka thënë Berisha në Kuvend./Gazeta Botapress.info/

ngjashme