Ne politike, nuk ka kurrgjo ma te kote e ma hipokrite se sa doreheqja e revokueshme.
Dikush jep doreheqje, sepse e nine pergjegjesine per nje deshtim, e nuk jep doreheqje per me u viktimizu, per me lype meshire prej Kuvendit te Partise.
Kuvendi nuk mundet me kane noter i ndjenjave tuja.
E kam fjalen per dramen neper te cilen po kalon Lidhja Demokratike e Kosoves, pas rezultatit skandaloz ne zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo cka e thash ma nalt, vlen per parti normale.
Kurse per rastin e LDK’se, pas rezultatit te 28 dhjetorit, si denim per damin qe e ka shkaktu ne LDK, ai duhet me u detyru dhunshem me vazhdu me qendru kryetar i LDK’se, deri ne mbylljen perfundimtare te saj.
Qe ku e ki partine, qe cka i ki bo, truse bothen, rri qaty tash.
Kush eshte ai budalle qe sot konkurron me marre me drejtu LDK’ne ne kete far derexhe?
A e keni pa grupin e saj parlamentar?
Aty nuk jane 15 deputet, aty jane 15 bajraktar, 15 kryetar, 15 pashallar.
Edhe mrena qatij mikrogrupi ka klane. Edhe mrena qatij mikrogrupi Lumiri e ka klanin e vet, ai tjetri te vetin, ky tjetri te vetin.
Abdixhiku nuk ka deshtu vec me pase sukses ne zgjedhje. Ai ka deshtu me ofru shprese per kete parti politike. Ka deshtu katerciperisht me e bo bashke partine. Osht sjelle me LDK’ne si ata femija e patalentume qe jane pronar te topit.
Gjynah. E di.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar