Gazetari Berat Buzhala ka ngritur një çështje interesante lidhur me mundësinë e krijimit të një partie politike të re në skenën politike të Kosovës nga imami i njohur. Fjala është Shefqet Krasniqin, së bashku me disa deputetetë të pëkenaqur të Vetëvendosjes. Mundësinë e formimit të një partie politike në krye me hoxhën e njohur Shefqet Krasniqi, Buzhala e sheh si një zhvillim interesant në kontekst të identitetit politik të Kosovës dhe asaj se si një partie me orientim islamo-konservator do të pranohet nga votuesit.
Ai ka theksuar se do të ishte interesant të shohë si një parti islame mund të integrohet në skenën politike të Kosovë. Sipas tij, nuk ka kuptim që partitë sekulare të pranojnë në radhët e tyre deputetë me ideologji islame.
“Per bese interesant ish bo. S’ka kuptim partite sekulare me fute ne radhet e veta deputete me ideologji islame, me jau vjedhe votat, mos me jau hjeke pengesat per shemia, ose cfaredo kerkese qe ata e kane, e mandej me jau rrase kepen e Shkupit.” – ka thënë Buzhala.
Ai ka argumentuar se është më mirë që grupet e tilla të formojnë një parti të veçantë dhe të garojnë në zgjedhje duke përmbyllur kështu dilemën.
“Nese elektorati, ose nje pjese e tij ka deshira te tilla, ma mire osht me u formu nje parti e tille, le te dalin le te maten ne popull, edhe zgjidhet kjo dileme. Une jam i bindun qe kurrkush ma mire se Shefqeti nuk i kish perfaqesu kete kategori.” – tha Buzhala.
“Nuk ka kuptim edhe islamistat qe 20 vjet me fole qysh “i kane mas vetes 90 perqind te shqiptareve” a knej kurre vote s’kane guxu me dale me lype, taman qysh lypet vota, e jo here ne kuader te PDK’se, here LVV’se, here AKR’se.” – ka thënë më tej.