Benzema dhe Ronaldo caqet kryesore – përfshirja e bandave shqiptare në vjedhjen e pasurisë së yjeve

Grabitja e villave dhe mansioneve luksoze të futbollistëve të famshëm është bërë ‘trend’ kohëve të fundit, Gati çdo javë, një villë luksoze e ndonjë emri të njohur për mediat dhe publikun, bëhet cak i hajnave të “famshëm” të Evropës.

Së fundmi, villa e Ronaldo Nazarios në Ibiza, ku po qëndronte ylli i PSG-së, Marco Verrati, ishte cak i një grabitje spektakolare, ku raportohet se u vodhën gjësende me vlerë prej 3 milion dollarëve.

Rreth kësaj, autoritetet spanjolle arritën të arrestojnë dy të dyshuar, duke përfshirë edhe një shqiptar.

Shqiptari në fjalë, pas intervistimit nga policia spanjolle, mohoi çdo akuzë kundrejt tij, duke cekur se në momentin e vjedhjes nuk ishte fare në Ibiza.

Por, disa ditë pas grabitjes në Ibiza, autoritet spanjolle kanë arritur të arrestojnë rreth shtatë persona të tjerë të dyshuar, të cilët me shumë gjasa janë të përfshirë në një rrjetë kriminal shqiptar.

Sipas policisë, banda shqiptare ka grabitur ora luksoze, bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro nga shtëpia e futbollistit, ku edhe i kanë fshehur në makinën që merrnin me qira për këto vjedhje ‘spektakolare’.

Ky nuk është rasti i vetëm kur shqiptarët akuzohen për grabitje të rënda në mansionet luksoze të futbollistëve.

Disa muaj më parë, sa Real Madridi ishte duke luajtur kundër Elches si mysafir në kuadër të La Ligas, shtëpia e Benzemas u thye dhe u grabitë, ku raportohet se edhe për këtë vjedhje, protagonist ishin një bandë e shqiptarëve në Spanjë.

Sulmuesi i Real Madridit, nuk denoncoi fare për grabitjen, pasi që banda arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme të parave kesh, dhe rreziku për evazion fiskal nga francezi, i ka “shpëtuar” bandën e kriminelëve shqiptarë.

Kjo është hera e dytë që vidhet shtëpia e Benzemasë në Madrid. Për herë të parë ndodhi në shkurt 2019, sërish gjatë një ndeshjeje në “Bernabeu”. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtën bandë.

Por, edhe atëherë bëhej fjalë për një bandë shqiptarësh prej 5 personash, 4 shqiptarë dhe një spanjoll.

Ndërkohë mësohet se banda shqiptare ka kryer edhe tre grabitje tjera, në provincën e Malaga-s dhe në ishullin Balearik të Ibizës, ku janë gjetur prova që i lidhin me 15 sulme të tjera ndaj shtëpive luksoze në provincat e Alicante, Malaga dhe Murcia. /Botapress.info/

ngjashme