Që nga janari i këtij viti e deri më sot në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 363 raste të parave të falsifikuara.
Këtë statistikë e ka bërë të ditur Policia në një përgjigje.
Ndërsa, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste për falsifikim parash. Gjatë ditës së djeshme një grua në Prizren ka pranuar një shumë parash në mesin e të cilave ka rezultuar një kartëmonedhe në vlerën 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar, ka njoftuar policia.
Ndërsa në Ferizaj një burrë ka njoftuar se klienti i tij ka deponuar 50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, ka bërë të ditur policia.
Ky problem siç duket ka filluar të bëhet edhe më serioz, të dielën në një qendër tregtare në Ferizaj, një person kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 750 euro. E gjithë kjo shumë ishte e përbërë nga monedhat prej dy eurosh./Botapress.info/