Bëhet e ditur arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Është publikuar arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, tri javë pas vdekjes së saj.Sipas certifikatës së vdekjes, Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”, raporton “Daily Mail”.

Certifikata e vdekjes, e lëshuar nga Regjistri Nacional i Skocisë, citon se ajo vdiq nga “pleqëria”.Informuesi i vdekjes së saj ishte vajza e Elizabetha II, princesha Anne.Në dokument, thuhet se vetëm Mbreti Charles III dhe motra e tij Anne, ishin pranë Mbretëreshës në momentin e vdekjes.

LEXO EDHE KETE

Moment i sikletshëm për gazetaren, rrëzohet gjatë emisionit

Ajo vdiq në Balmoral Castle të enjten më 8 shtator në ora 15:10./Botapress.info./

ngjashme